Abdixhiku: Mungesa e urgjencës është vërtetë lajm i keq, Kosova ka nevojë për institucione

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas dështimit të sërishëm për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, u deklarua para mediave.

Abdixhiku tha se Kosova ka nevojë për institucione.

“Mungesa e urgjencës është vërtetë lajm i keq për Republikën, Kosova ka nevojë për institucione,për veprime politike të partisë së parë”, tha Abdixhiku.

I pari i LDK-së shtoi se është e pakuptimtë që LVV nuk po arrin të bëjë një shumicë minimale.

“E pakuptueshme që një parti me 48 deputetë nuk arrin të bëjë një shumicë minimale”, tha Abdixhiku.

Kujtojmë se sot dështoi për herë të 18-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës.