Një Porsche 911 GT3 Touring e vitit 2023 është shitur për plot 265,000 dollarë (rreth 244,000 euro), duke tejkaluar ndjeshëm çmimin fillestar prej 229,070 dollarësh (rreth 210,000 euro) që kishte kur ishte e re.
Ajo që e bën këtë shitje veçanërisht të habitshme është fakti se makina kishte edhe një aksident të raportuar në vitin 2024, i cili rezultoi në një faturë prej 32,000 dollarësh (rreth 30,000 euro) për riparime — megjithëse dëmi ishte i kufizuar vetëm në pjesën e përparme të makinës, sipas shitësit.
Megjithatë, blerësit duket se nuk u shqetësuan për këtë.
Kjo për faktin se ndër tjerash, makina kishte në version manual, një tipar gjithnjë e më i rrallë që e rrit shumë vlerën për entuziastët.
Makina ishte jo vetëm një simbol i performancës, por edhe një objekt dëshire për koleksionistët që janë të gatshëm të paguajnë më shumë për konfigurime të rralla dhe manuale — edhe nëse historia e saj nuk është plotësisht e pastër.