Nesër është përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet paralamentare të 9 shkurtit do të mblidhen sërish nesër në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 18-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.

Vazhdimi i seancës konstituive është paraparë të nisë në orën 10:30.

Të shtunën dështoi përpjekja e 17-të.

Në seancën e mbajtur të shtunën, formimi i Komisionit për votim të fshehtë – hap kyç për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit – mori vetëm 53 vota për dhe një kundër, duke mos siguruar shumicën e nevojshme./IndeksOnline/