Këtë javë emisioni Kojshia Show trajtoi temën e përgjimeve për spiunazh që u bënë virale së fundmi në mediat dhe rrjetet sociale. Mysafirë ishin: Milazim Gashi – kryetar i Bordit të Institutit për Marrëdhënie Ndëretnike, Tim Shkupi – i njohur si imam i shqiptarëve, si dhe Nafi Cegrani dhe Fatmir Sheholli – dy figura që e njohin mirë aktivitetin e BIA-s (ish-UDB-së) dhe ndikimin e saj të vazhdueshëm në Kosovë.
Fatmir Sheholli tha se përveç emrave të njohur të përmendur publikisht, në Kosovë ka edhe shumë spiunë të heshtur që punojnë për interesat e BIA-s dhe që ndodhen në pozita të ndjeshme të sistemit shtetëror.
Për ta parë këtë moment, shikoni emisionin e plotë në videon më poshtë: