Opinionisti Vehbi Kajtazi sonte tha se ka mijëra njerëz që punojnë për BIA-n në Kosovë.
Në lidhje me këtë, Kajtazi u shpreh se në këtë shifër përfshihen edhe shqiptarë.
“BIA është Shërbimi Sekret i Serbisë, është institucion tepër i fuqishëm, me ndikim, me përvojë, më shtritje gjithandej, përfshirë Kosovën”.
“Të dhënat e ndryshme prej njerëzve që e njohin këtë punë, flasin për mijëra njerëz që punojnë për BIA-n në Kosovë, mijëra, përfshirë edhe shqiptarë”, u shpreh tutje Kajtazi.