Adriatik Lapaj ka deklaruar se nuk do ta marrë mandatin e deputetit nëse koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet mbetet me një mandat në Tiranë, siç ka gjasa të ndodhë bazuar në numërimin e votave deri tani.
Lapaj, të hënën në një deklaratë për emisionin Opinion në TV Klan, tha se deputet do të jetë personi i dytë pas tij që ka marrë më shumë vota në Tiranë.
Edhe pse koalicioni i drejtuar prej tij, ka dështuar të marrë mandate parlamentare, Lapaj u përpoq të justifikojë disfatën duke thënë se ka marrë vota në rang kombëtar dhe mund të rezultojë forcë e tretë.
I dyti më i votuari nga ky koalicion në Tiranë, pritet të jetë Endri Shabani, i cili me siguri do ta “mbërthejë” mandatin e Lapajt me urgjencë, pasi këto raste nuk i shpëtojnë kurrë.