“E njoh ish-bashkëshortin e Albës”, gazetari: Martesa e saj përfundoi sepse ajo donte të ‘lëvizte’

Pas rrëfimit të ndjerë të Albës në “Ferma VIP”, ku tregoi se ka kaluar një martesë të vështirë dhe është keqtrajtuar nga ish-bashkëshorti, ka ardhur një reagim i fortë nga gazetari Elton Tozaj. I ftuar në emisionin “Ferma Club”, Tozaj hodhi poshtë versionin e Albës, duke e cilësuar atë si të pavërtetë dhe të ekzagjeruar.

“E njoh personalisht ish-bashkëshortin e Albës. Ajo që tregoi në ‘Ferma VIP’ ishte një histori që nuk ekziston. Rrëfimi i saj ishte idiot. Alba po shet një histori që nuk është reale. Mos e shihni të fortë dikë që nuk është,” u shpreh gazetari.

Tozaj shtoi se Alba ka shmangur pyetjet direkte për të kaluarën e saj, ndërsa flet shpesh për çështje të tjera sociale si fëmijët në rrugë. “Ka qenë një martesë e palumtur për të, sepse kishte dëshirë të lëvizte në fundjavë – jo për shkak të dhunës,” theksoi ai.