Të shtunën iu dha lamtumira dizajnerit Festim Isufi.
Ai ndërroi jetë në rrethana tragjike e të paqarta më pak se 2 muaj përpara se të shënonte ditëlindjen e 35-të.
Rasti i tij po shoqërohet me përplot mistere por për një gjë nuk ka dyshime – ai ishte një talent i jashtëzakonshëm në punën e tij.
Këtë e deklaroi për Prive By Liberta Spahiu edhe kolegu i tij, Mr. Rex i cili u shpreh se “talentët e kanë gjithnjë rrugën më të vështirë”.
Ndërkohë detaje të reja janë bërë të ditura për muajt e tij të fundit.
Përkundër se kishte arritur të depërtonte në industri mes shumë vështirësish, si djalë ambicioz i rritur pa prindër, Festimi duket se kohë pas kohe nuk e ndjente më të vazhdonte në këtë profesion.
Bashkëpunëtorë të afërt pranë tij kanë zbuluar për Prive By Liberta Spahiu se ai e kishte përmendur si opsion edhe largimin nga Kosova si nevojë për diçka të re.
Isufi ishte autor libri mbi modën teksa në vitin 2020 ishte stilisti i parë shqiptar që prezantoi koleksionin e tij prej 20 veshjeve “Haute Couture” në Javën e Modës në Paris.