Qeveria në detyrë i siguron biletat e aeroplanit për tre vjetët e ardhshëm: Nënshkruan tender mbi 300 mijë euro me këtë kompani

Zyra e kryeminsitrit të vendit për tre vjetët e ardhshëm nuk do ta ketë më “hallin” e shërbimeve të transportit ajror.

Bileta e aeroplanit i kanë siguruar për tre vjetët e ardhshëm. Kjo pasi është arritur të finalizohet tenderi i radhës me marrëveshje.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “AS Travel Club Sh.p.k”.

Kurorëzimi i kësaj marrëveshjeje kryeministrisë i ka kushtuar hiç më pak se 343.007.00 euro.

Në njoftimin e publikuar nga E- prokurimi bëhet me dije se tenderi i përgjithshëm me çmimin më të lartë ka qenë 346,290.00 euro, shkruan Indeksonline, transmeton Periskopi.

Po ashtu, bëhet me dije se për të njëjtin tender kanë aplikuar 6 operatorë ekonomikë.