Acarohet keq Kastro Zizo, shpërthen ndaj Big Mamës: Të të vijë turp! Fermerja e imiton

Opionisti Kastro Zizo është acaruar keq mbrëmjen e djeshme në lidhje me gjuhën denigruese të përdorur nga Big Mama dhe Nur ndaj Albës.

Kastro ka shpërthyer ndaj Big Mamës, ndërsa e ka quajtur denigrim dhe masakër ndaj  një njeriu. Ai më tej i kërkoi falje Albës që i ka ngritur zërin dhe e ka gjykuar.

 “Ajo që kemi parë këto ditë është ndoshta denigrimi, masakra më e madhe e ndodhur ndonjëherë në formën më të lartë të një dhune të drejt për drejtë ndaj një njeriu. Dhe ju do iu kapnin shumë pika në kodin penal. Ju e dini shumë mirë që që natën e parë kam qenë unë ai që kam gjykuar të Albës, por i kërkoj falje që i kam ngritur zërin me këto skema që kam parë këto ditë. Turp, turp edhe turp”, tha ndër të tjera Kastro.

Ndërkohë, Big Mama e ka përqeshur opinionistin

Big Mama: Turp të të vijë ty