Ceki Hoti nga Kosova, i nisur prej 9 muajsh me biçikletë për t’i propozuar të dashurës i ka mbetur rrugëtimi pa e përfunduar. Të paktën për tani.
Ai ka mbetur i bllokuar në Pakistan, mes sulmeve dhe trazirave.
I riu nga Prizreni kishte vendosur të udhëtojë me biçikletë deri në Indonezi për të takuar vajzën që i ka rrëmbyer zemrën të cilën e njohu vetëm virtualisht.
Ai ka rrëfyer se si ka mbetur rrugës, i bllokuar në Pakistan.