Udhëheqësi i grupit KRlMlNAL serb, njëherësh nënkryetar i Listës Serbe, Milan Radoiçiq të martën përmes një video mesazhi u paraqit me tone kërcënuese ndaj serbëve të Kosovës.
Radoiçiqi, që është i sanksionuar nga Thesari amerikan (OFAC), pretendon se këtë video e ka incizuar në diku Kosovë, ku kërcënon qytetarët për t’iu bindur grupeve KRlMlNALE.
Lidhur me këtë rast ka reaguar avokati Tomë Gashi, i cili ka bërë një krahasim të paraqitjes së Radoiçiqit në të kaluarën dhe asaj të tashme.
Ai ka thënë se derisa dikur kriminel paraqitej në institucionet e Kosovës pa asnjë pengesë, sot ai sillet maleve, meqë tash qeveria udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.
Postimi i plotë i Gashit:
Dikur dhe sot
Dikush dikur me patika hynte në institucionet më të larta të Kosovës si në bashqe të babës,
Sot i njëjti si kaçak sillet maleve, sepse gjerat kanë ndryshuar
ALBINI tash kullet