Cfarë ishte kjo? G Bani pIas në rrjet deklaratën për Gjestin, por jo vetëm…

Pas fitores së Gjestit në “Big Brother VIP Albania 4”, momenti kur ai shpalosi vetëm flamurin e Kosovës në skenën e finales, pa e shoqëruar me atë të Shqipërisë, ka nxitur shumë reagime.

Pavarësisht se kanë kaluar disa ditë, debati vijon, dhe një zë kritik ndaj këtij veprimi është bërë edhe reperi G-Bani.

Në një postim të tij, ai shprehet hapur:

“Më pengon flamuri i Kosovës në Big Brother Albania kur nuk shoqërohet nga flamuri i Shqipërisë.”

Kjo deklaratë solli reagime të shumta, ku shumë ndjekës e akuzuan për përçarje dhe mungesë respekti ndaj Kosovës. Por G-Bani nuk ka heshtur.