Studenti kosovar, Besfort Shala, i cili kishte kërkuar mbështetje financiare për të studiuar në Universitetin e Oxfordit, ka njoftuar se tashmë i ka përfunduar studimet e magjistraturës në matematike në këtë universitet, me notën më të lartë, raporton Express.
Shala ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe ia kanë mundësuar studimet në këtë universitet.
“Ju njoftoj se kam përfunduar studimet e magjistraturës në matematikë në University of Oxford me notën më të lartë, përkatësisht klasifikimin Distinction.
Shfrytëzoj rastin edhe një herë të ju falenderohem të gjithëve për mbështetjen dhe mundësimin e këtij rrugëtimi!”, ka shkruar Shala./Express