Letra e Kurtit për Abdixhikun, deklarohet Isa Mustafa

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka dhënë një deklarim të shkurtër lidhur me letrën që sot ia ka dërguar kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, kryetarit aktual të LDK-së Lumir Abdixhiku.

“Është Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së i cili sipas Statutit vendosë për koalicione”, tha Mustafa.

Kujtojmë,

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëherësh kryeministër në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka shkruar një letër kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), më 5 maj, përmes së cilës e ka ftuar për marrëveshje politike mes dy partive.

Kurti e ka ftuar Lumir Abdixhikun që LVV-ja dhe LDK-ja të bëjnë koalicion qeverisës, i cili do t’i hapte rrugë zhbllokimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të Qeverisë së re të Kosovës.