Kimete Berisha: Krejt Ramusha, krejt Simića!

I. Qe njëqind herë Sami Lushtaku ka thënë se ‘PDK nuk guxon të shkoj me VV-në’.

  • Moszotallah:
    Çka nëse PDK do të ‘GUXONTE’?!
  • A do t’u hynte dru ky, pra a do t’rrihte Sami Lushtaku, apo çka, se diçka po…
    apo ndoshta veç u matet…
  • Se më gjynah është ti matesh dikujt…

Po sigurisht ‘Më mirë me besu se me provu’!

  • Sami Lushtakut….përse i tutën – nuk e di.
    Por, e si se ia vlen të tutësh prej tij, se ka luftu për Liri…që ne sot të tutemi prej tij.
  • Liri për PDK-në!

II. Faton Peci ka thënë se nuk është e moralshme që të bëhen publike bisedat private.
Prandaj, në kuadër të këtij definicioni, e ka zbuluar një mesazh privat të atij që këtij ia ka zbuluar sekretin…!

Ti mua – unë ty,

  • Veç për inat, di të bëhem edhe unë ‘i pamoralshëm”!

III. Deputetët i flasin gjjthmonë një palë fjalë: kreativiteti zero; dija – zero…

  • Por, inagurimi i kompleteve të tyre është shembull se si gruaja shqiptare për t’u dukur serioze vishet me komplete të burrave ‘setër e pantallona’.
  • Arsyeja psikologjike që gruaja vishet si burrë është shumë e dhimbshme: për t’u dukur e pushtetshme.
  • Deputete me fustan, sheh rrallë ose hiç! Prandaj sa herë i vjen rasti e pushteti gruaja sillet si burrë, egër, do të thotë autorja.

IV. Kur flet Hykmetja, më fal o Zot, unë ia ndal zërin TV-së, jo veç që
ajo flet në OFF, me një
zë monoton, nervoz dhe si të ishte me këmbë në prush…e cekët dhe gjithmonë me një palë fjalë,
por sepse flet me kamzhik, nuk ka inteligjencë emocionale.

  • Flet sikur po ua bën pulave: Ish. Qetësohu moj, se të kanë gënjyer….
  • Ti je më e thjeshta ndër shoqe.

V. Albulena Haxhiu u bë si ata turistët e Ulqinit që e marrin gjygymin me vete, por çajin e pinë tinëz.
Gjynah.

  • Askush nuk e do.
    Sipas një informate qind për qind të
    saktë, as në ashensor (të ministrisë) nuk ia kanë lëshuar vendin, e kanë lënë të pres.
  • U dëgjuan zyrtarët duke thënë: ‘Hajt se u mësu kjo…me dështime’!
  • Kështu miu e ka mësuar rrugën për në mustaqe.

VI. Për shembull unë s’lejoj askënd të më quaj ‘zemër, shpirt, e dashur’, qysh e kanë marrë zanat shqiptarët, e kanë degraduar dashurinë…
sepse kjo është mënyra më perfide për të ta ‘shkatërruar’ karizmën.

  • Dikujt i thashë javën e kaluar ‘Mos m’u drejto ti mua me ‘e dashur’, mbylle gojën, se nuk e ke atë leje ti…
    Emrin ma din, kaq.
  • Pra, fjalët e buta ta zbusin hijen, e lëre më nëse njerëzit të gjuhën me fjalë të rënda, si Albulenës.
    As disa politikane komuniste të Kosovës nuk e kanë pasur këtë fat.
  • Mua pakëz më vjen keq, e pakëz s’më vjen keq…
    Por, personalisht prirem të bëhem me atë që e sulmojnë të gjithë, pavarësisht ‘fajit’.
  • Pse?
    Sepse unë nuk e kam ‘idol’ Albulena Haxhiun që t’i imitojë sjelljet e saj.
  • Pra, kjo është ajo gracka në të cilën bien të gjithë të zemëruarit: i imitojnë sjelljet dhe veprimet e atyre që i urrejnë.
    Ata me gurë – ti me gurë.
  • Do ta imitoja Nënën Terezë, për shembull.
  • Kuvendi i Kosovës sot është uniform, asnjë deputet nuk dallohet me urtësi e me mençuri nga tjetri.
    Thjesht, krejt janë Ramusha, krejt Simiça…

VII. Se, Lista Serbe po e mbron Kushetutën e Kosovës nga Albin Kurti.

  • Domethënë…mendo çfarë
    të duash, Majko.

VIII. E Fatmir Limaj po sillet si hoxhë: ‘Bëj çfarë të them unë, e mos bë çfarë bëj unë’!

  • Në emër të Zotit, bëhet mirë – thotë.
    Po nisja ti i pari, voto…Por s’voton, sepse më lehtë është të jesh si ‘të gjithë’! Zor është të guxosh të dallohesh, prandaj askush s’dallon!

P.S. Lehni, laro, kaba: Hossana Barabba!
~Noli.