Mehmetaj: Sapo përfundova pjesën e parë të deklaratës në Polici, në hetimet kundër Pecit dhe Osmanit

Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se sa e ka përfunduar pjesën e parë të deklaratës në Polici, në Krimet Ekonomike, në hetimit kundër Faton Pecit dhe Vjosa Osmanit, siç ka shkruar ai.

Në dëshminë e tij, Mehmetaj ka folur për tri raste konkrete të ministrit Peci, që përfaqësojnë vetëm fillimin e asaj që ai e cilëson si një strukturë të thellë abuzimi institucional:.

“Manipulime me importet e kafshëve për therrje, ku dyshohet për zhdukje sistematike të mbi 55 mijë krerëve në baza vjetore dhe rikthim të dyshimtë të lejeve të importit.

Dhënia e jashtëligjshme e një objekti shtetëror për përpunimin e mbetjeve shtazore, në kundërshtim me rregulloret dhe pa proces transparent.

Skandali me kompaninë “Apetit”, që importonte mish nga Brazili dhe e ri-eksportonte si mish i freskët “nga Kosova” drejt Shqipërisë”, shkruan ai.
Në lidhje me presidenten Osmani, Mehmetaj ka dorëzuar dy raste fillestare, ndër to siç thekson ai edhe lidhjet e dyshimta të presidentes me sekserin Bardhyl Hasanpapaj.

“Nëse nuk ndërhyn politika, Peci dhe Osmani përfundojnë në bankën e të akuzuarve”, deklaron Mehmetaj, duke ftuar mediat dhe opinionin publik që ta ndjekin këtë proces me vëmendje të veçantë, për shkak të ndikimit të lartë të të dyshuarve dhe përpjekjeve për komprometimin e hetimeve që nga fillimi.