Kjo është arsyeja që sipas Mujës partitë tjera kundërshtojnë votimin e fshehtë

Tentativa e nëntë për të konstituuar Kuvendin e Kosovës, dështoi edhe sot. Të gjitha grupet parlamentare, përveç LVV-së, kundërshtuan propozimin e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për votim të fshehtë për kryeparlamentarin.

Lidhur me mospjesmarrjen e tyre në votim, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se ish-partitë opozitare duket se nuk po kanë besim tek deputetët e vet.

Muja ka thënë se mospjesmarrja në votim përbën shkelje të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Kjo u pa qartë sot, të gjitha këto subjekte politike, PDK-LDK-AAK dhe Lista Serbe si duket nuk kanë besim tek deputetët e vet dhe kjo ishte arsyeja pse nuk morën pjesë në votim. Gjë qe sipas Gjykatës Kushtetuese shkelje e aktvendimit është shkelje kushtetuese, pra nuk kanë të drejt të mos marrin pjesë në votim”, ka thënë Muja.