Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka dhënë një tender mbi 9 milionë euro një kompanie dhe pronarit të saj të dënuar për mashtrim në tenderim.
Mehmetaj ka thënë se vonesat në konstituimin e institucioneve po krijojnë hapësirë për keqpërdorime të mëdha.
“Përderisa institucionet nuk po themelohen, nuk po dalin figura të reja, as në Kuvend e as në Qeveri. Hajnia po vazhdon me këto figurat e njëjta. Edhe unë mendoj që kjo është edhe me e rëndësishme me kuptu pse këta (të Vetëvendosjes) e kanë pas kaq të rëndësishme, pozicionet me i mbajt”, ka thënë Mehmtaj.
Mehmetaj shpjegoi se kontrata në fjalë i është dhënë një kompanie të cilës, së bashku me pronarin e saj, me vendim gjykate i ishte ndaluar të merrte pjesë në tenderë publikë. Pavarësisht kësaj, ata kanë fituar një kontratë për zgjerimin e rrugës nacionale N.9, Prisht segmenti Dollc–Zahaq, me vlerë prej më shumë se 9 milionë e 244 mijë euro.
“Kontratë prej shtetit, titulli i kontratës zgjerimi i rrugës nacionale N.9, Prishtinë-Pejë, segmenti Dollc-Zahaq, Loti 1,2.
Një pronar i një kompanie ishte i dënuar gjithashtu edhe vet kompania, por prapë ka fituar një tender.. E a patë që është dënuar pronari dhe kompania, a patë që në dënimin i ndalohet me marrë pjesë. Çka ndodh? Ia japin tender 9 milionë… Qeveria e Kosovës, personit të cilit është dënuar për mashtrim në tenderim, ia ka jep tenderin 9 milionë e 244 mijë euro”, ka thënë Mehmetaj.