Momente dramatike, rrahje masive mes klubit shqiptar dhe maqedonas

Lufta për mbijetesë në Ligën e Parë të basketbollit në Maqedoninë e Veriut midis Vardarit të Shkupit dhe Shkupit ka pasur një fund të turpshëm.

Ndeshja përfundoi me përleshje të përgjithshme.

Dueli u vendos me një fitore të ngushtë të Vardarit në sekondën e fundit, 87:85.

Pasi aktorët e të dy ekipeve përshëndetën njëri – tjetrin në mënyrë sportive, pasoi “vazhdimi”.

Pastaj ndodhi performanca e pafat, kaosi i përgjithshëm dhe sherri ku përfshiheshin disa persona nga të dyja ekipet.

“Kujt po i pengon KB Shkupi?

14 lojtare, trajner të KB Vardarit kundër 2 te KB Shkupi!.

Në Maqedoni, klubi i basketbollit Shkupi përballet me padrejtësi të vazhdueshme.

Pavarësisht përkushtimit dhe suksesit në fushë, duket se dikush po pengon rritjen dhe forcimin e këtij klubi krenar”, shkruan mes të tjera në reagimin e KB Shkupit.
Ja pamjet nga kjo ngjarje: