Mungoi Nezir Kraki, Konjufca opozitës: Jepnani një deputet që të mos mbesim nën 57

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca para se të propozonte Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit është tallur me mungesën e numrave.

Ai ka njoftuar se në seancën e sotme, Vetëvendosjes i mungon deputeti Nezir Kraki dhe ka lutur opozitën që t’ia japë të paktën vetëm sot një deputet që të ketë 57 deputetë që do të votonin për Haxhiun, si në përpjekjet e mëparshme.

“Neve sot na mungon deputeti Nezir Kraki. Por nëse si opozitë mundeni me na huazu një bile të mos mbesim nën 57, ju kisha falënderu shumë”, ka thënë Konjufca para se ta propozonte Haxhiun.