Sejdiu: Me këtë tempo konstituimi i Kuvendit do të bëhet në Bajramin tjetër

Analisti politik Dardan Sejdiu, kritikoi ashpër deputetët duke thënë se secili nga ata ka përgjegjësi.

Bile, Sejdiu, ironizoi edhe me dinamikën që po zhvillohet lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Ai tha se me këtë tempo nuk do të kemi Kuvend të formuar deri në Bajramin tjetër.

“Me këtë tempo, me këtë diskutim, me këtë pozicion, nuk shoh që ka rrugë përpara”, tha Sejdiu.

Sipas tij, nëse subjekti fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk i ka 61 vota, atëherë duhet ta provojë dikush tjetër.

Nesër me fillim nga ora 10:00 do të për herën e tetë do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Puna ka ngecur tek zgjedhja e kryetarit/es së Kuvendit.

Duket se mirë me numrat si ka punët Lëvizja Vetëvendosje, pasi që e propozuara për të paren e Parlamentit, Albulena Haxhiu, nuk ka arriti të dielen t’i sigurojë votat as për herën e pestë.