Edon Zhegrova i ofron mbështetje Belgin Jasharit, kjo është videoja që ia përkushtoi

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova i ka dalë në përkrahje futbollistit të ri, Belgin Jasharit, i cili së fundmi ishte viktimë e një sulmi fizik dhe racist në fushën e futbollit.

Zhegrova ia dhuroi një palë atlete me nënshkrimin e tij dhe tha se Belgini e ka përkrahjen e tij dhe të gjithë të tjerëve.

Përshëndetje Belgin, këto patike janë për ty me të tregu që të përkrahi unë, kombëtarja dhe i gjithë futbolli i Kosovës kështu që ti vazhdo me punu dhe me ndjek ëndrrën tënde edhe me i realizu ato”, tha Zhegrova.