Moderatorja Kaltrina Zeneli bëhet nënë për herë të parë

Moderatorja e njohur kosovare me mbulesë, Kaltrina Zeneli, ka përjetuar emocionin e të bërit nënë për herë të parë.

Ajo ka sjellë në jetë një foshnjë të shëndetshme, ndërsa burime të afërta bëjnë të ditur se edhe Kaltrina gëzon shëndet të plotë.

Ky moment i veçantë shënon një kapitull të ri në jetën e moderatores, e cila prej vitesh është një figurë e dashur për publikun.

Urimet dhe dashuria nga familjarët, miqtë dhe ndjekësit nuk kanë munguar për Kaltrinën në këtë ditë kaq unike.