Spektakli “Post Big Brother VIP 4” ka sjellë përplasje të ashpra mes fituesit të edicionit, Gjesti, dhe aktorit Laert Vasili, pas deklaratave të këtij të fundit në emisionin “Shqipëria Live”.
Pjesë nga debati mes tyre:
Gjesti iu drejtua Laertit duke i thënë: “Kot nuk e kam fituar, nuk jen kanë në fakultet, këna ken në Big Brother. Kurrë gjë s’më ka ardhur fal. Unë e kam merituar o vëlla. I love you.”
Por Laerti reagoi me ironi: “E kupton fituesin absolut!? Mirëmbrëma. Gjithçka që bërë në shtëpi, thuaj një faleminderit.”.
Ndërkohë që i jep një “Storm”, ai shtoi: “Boll bëre karagjozin. Që natën e parë që prishe gjumin banorëve…”.
Në përgjigje, Gjesti tha: “Ça ankohesh mo burrë?”, ndërsa Laerti iu kundërpërgjigj: “Isha në Prishtinë. Meqë nuk kupton s’ka rëndësi, rëndësi ka që fitove.”.
Gjesti insistoi: “Thuaje që e meritova, leje tash o vëlla, mos u anko.”.
Laerti shtoi: “Unë nuk po ankohem.”.
Debati vijoi me tensione, ku Gjesti tha: “Tërë jemi ngushtë, nuk je veç ti. Ça me bo?”, ndërsa Laerti ia ktheu: “Ti ta gëzosh fitoren, do Zoti mëson dhe shqip.”.
Përplasja mori ton më personal kur Laerti i tha: “Po shqip, do Zoti mëson që kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut është Shkupi, banorët të kanë falur, toleruar se të kanë parë si fjalë të vogël. Fitues më të pakënaqur se ty unë s’kam parë. Në koncertin e djeshëm pse nuk ishe i intonuar me playback.”.
Ndërsa Gjesti ia ktheu me fjalët: “Këqyrëm këqyrëm ti!”.