Në fund të marsit, Nora Istrefi festoi ditëlindjen e saj. Në një festë private mes miqsh, të shumtë kanë qenë VIP-at e njohur që kanë marrë pjesë në festën që këngëtarja ka organizuar në shtëpinë e saj. Por ajo që të gjithë prisnim, ishte që të shikonim Norën me një partner në krah, e që nuk ndodhi.
Që pas ndarjes nga Robert Berisha, Nora kishte preferuar të mos fliste për ndonjë histori të re, të paktën deri para pak muajsh. Në një dalje të sajën televizive, këngëtarja u shpreh se nuk ishte vetëm, duke preferuar që mos të zgjatej më në detaje. Por pas disa kohësh, duket se kjo histori ka marrë fund dhe çifti nuk është më bashkë
Kështu, Nora është sërish ‘single’ dhe preferon që të mos flitet për jetën e saj private. Ndonëse prej shumë vitesh e ndarë nga Robert Berisha, lidhja e tyre edhe pas divorcit ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes.
Moderatori i njohur, Robert Berisha dhe këngëtarja Nora Istrefi i dhanë fund marrëdhënies së tyre disa vjeçare në vitin 2019. Dyshja kanë qenë bashkë për 14 vite, teksa nga ajo martesë kanë një vajzë të quajtur, Renee. Roberti ka folur për herë të parë rreth kësaj teme. I pyetur ai tha se e ka pasur dhe do ta ketë gjithmonë mike Norën.
“Po, e kam shoqe dhe gjithmonë do ta kem shoqe”, u shpreh Roberti. Pavarësisht se tregoi për marrëdhënien e mirë që ka me ish-bashkëshorten, ai foli edhe për vajzën e tyre, teksa tha se tiparet më të bukura i ka marrë nga e ëma.
“Renee sa ishte e vogël më ngjante mua më shumë, ndërsa tani jam shumë i lumtur se i ngjan më shumë Norës. Tiparet më të bukura i ka marrë nga mami. Është energjike si unë, por mendoj se më shumë i ngjan Norës, sytë dhe do bëhet gocë e gjatë. Renee i ka ngjarë Norës për qetësinë e saj, është tip i qetë dhe i butë. Shumë e veçantë”,- tha Roberti.