Pas incidentit të bujshëm në gjysmëfinalen e “Big Brother VIP Albania 4”, ku Jozef Marku sulmoi fizikisht Gjestin gjatë një transmetimi live, reagimet në rrjete sociale dhe media nuk kanë të ndalur.
Publiku ka shpërthyer në kritika të forta, si ndaj sjelljes së Jozit, ashtu edhe ndaj produksionit, për mënyrën se si u menaxhua situata.
Ndërkohë, ndërsa Gjestit i është dhuruar kurora e fituesit të këtij edicioni, ai vetë nuk ka bërë ende një deklaratë publike për incidentin. Megjithatë, burime pranë tij bëjnë me dije se ai është duke konsultuar me juristë dhe po konsideron seriozisht mundësinë e një padie ndaj Jozit për dhunë fizike.
Duket se rrugëtimi i Gjestit pas BBVA4 mund të vijojë në dy fronte – ai i suksesit dhe ai i drejtësisë. Publiku tashmë pret një reagim zyrtar nga fituesi, ndërsa thirrjet për transparencë dhe dënim të dhunës vazhdojnë të shtohen çdo ditë.