“Drama pas BBVIP: G-Bani zbulon prapaskenat e rrugës së Laertit drejt finales”(Foto)

Pas paralajmërimit të Laert Vasilit për ndjekje ligjore ndaj disa banorëve të “Big Brother VIP Albania”, nuk ka munguar reagimi i fortë i G-Banit, ish-banori i edicionit të katërt.

Përmes një postimi në rrjete sociale, G-Bani shprehet i revoltuar ndaj deklaratave të Laertit, duke e akuzuar atë për sjellje të dyfishtë dhe hipokrizi. Ai përmend situata nga jeta brenda shtëpisë së BBVIP, ku sipas tij, Laerti ka pasur sjellje të afërta me banorët, por tani pretendon të jetë viktimë.

“Të kam parë vetë si ke shikuar, si ke prekur dhe puthur duar e buzë, me konsensus sigurisht. Nëse do të nisësh ndjekje ligjore, meru me ata që të kanë sharë e kërcënuar, jo me përqafimet,” shkruan G-Bani.

Ai shton se Laerti ka përfituar nga mbështetja e produksionit dhe disa prej banoreve për të shkuar deri në finale: “Mos harro dhe tre shoqe që të kanë mbajtur me hatër.”

Në fund, G-Bani thumbon edhe mungesën e krijimtarisë nga ana e Laertit gjatë qëndrimit në shtëpi, duke e krahasuar me të atin: “Babai im ishte oficer, por shkruante poezi dhe vazhdon të botojë. Ti, për katër muaj brenda, nuk shkruajte asnjë varg.”

Në këtë përplasje të re mediatike, duket se pasionet pas “Big Brother VIP” nuk janë shuar ende.
Ja reagimi i plotë: