“Ditëlindjen e radhës do ta festojmë së bashku”, Endrit Thaçi paralajmëron rikthimin e Hashim Thaçit

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot në Dhomat e Specializuara të Hagës, feston ditëlindjen e tij të 57-të.

Teksa Thaçi feston këtë ditëlindje duke u përballur me drejtësinë e Gjykatës Speciale, në Kosovë urimet për të janë të panumërta.

Një i tillë erdhi edhe nga djali i tij, Endriti, i cili gjeti rastin ta paralajmërojë edhe publikusht rikthimin e babait të tij shumë shpejt në Kosovë.

“Gëzuar ditëlindjen, BAB! Jam shumë krenar me ty. Krejt jetëm nuk numërove vite, por suksese për Kosovën. Ditëlindjen e radhës do ta festojmë së bashku”, tha Thaçi.