Dështon seanca- Albulena Haxhiu merr përsëri veç 57 vota

117 deputetë të Kuvendit të Kosovës ishin të pranishëm ën sallën plenare ku është tentuar për herë të pestë radhazi që të bëhet konstituimi i Kuvendit.
Me këtë rast nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka deklaruar se Albulena Haxhiu propozohet përsëri për Kryetare të Kuvendit.

Pas hedhjes në votim të emrat të saj, Haxhiu mori veç 57 vota për.

46 nga votat ishin kundër dhe tre kanë abstenuar.

Nga LDK, PDK dhe AAK kanë votuar kundër kurse tre deputetët e Nisma Socialdemokrate kanë abstenuar.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca deklaroi se Vetëvendosje propozon sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendi derisa i luti deputetët ta mbështesin.

“Të nderuar kolegë ju lus të gjithëve të mbështesni dhe të dilet nga kjo bllokadë”, deklaroi Konjufca.

Seanca e sotme është ndërprerë për të vazhduar sërish të premten në ora 10:00./Lajmi.net/