“Nga amatere në të propozuar”- deputetja e Vetëvendosjes deklarohet si AAK e sugjeroi për Kryetare të Kuvendit

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujveci, ka reaguar pasi emri i saj u përmend nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), që nëse do të propozohej nga partia e saj si kryetare e Kuvendit do ta mbështesnin.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Bogujveci tha se propozimi i tillë erdhi nga persona të cilët nuk e kanë të drejtën e propozimit.

“Propozim nga ata që nuk e kanë të drejtën për me propozu, tek ata që dojnë me determinu rrjedhen e politikës tane, ama për vete mos me ju perzi kërkush,e deri tek studiot televizive ku nuk lanë gjë të zezë pa thane deri dje, përfshi edhe kur thonin se si une jam amatere dhe nuk jam e denj për me udhëheqë seancë e tash qenkam personi i preferuar për pozitën e kryetares së Kuvendit. Shumë interesant”, ka shkruar Bogujveci.

Tutje Bogujveci edhe njëherë konfirmoi se propozimi i tyre për kryeparlamentare mbetet deputetja, Albulena Haxhiu, për të cilën tha se do ta mbështesin.

“Ky diskursi i viktimës të së kaluarës sonë të dhimbshme, kur herë të portretizojnë se po të shfrytezojn të tjetet e tash po get këta po dojnë me mendu me gjynah për pozicion. Se sa për vlerësim intelektual, profesional, të denj politik dhe zotsillëkut të punës tane është zero. Nuk jeni ju ata që na tregoni se kush duhet me qenë zot i shtëpisë më të rëndësishme të Republikës së Kosovës kur me votë e ka vendosë populli”, shkroi Bogojuveci. /Lajmi.net/