Gazetarja Klotilda Harka ishte e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku foli për banorët më të komentuar të “Big Brother VIP 4” dhe zhvillimet më të fundit në shtëpi.
Ndër të tjera, ajo ndau pritshmëritë për honorarët që Gjesti do të përfitojë pas daljes nga formati, duke përmendur:
“Kur Jozi doli herën e parë, kërkonte 10 mijë euro për një koncert. Pa diskutim që edhe Gjesti do ta ketë të sigurt këtë shumë – ndoshta edhe 15 mijë euro, duke qenë se pas daljes do t’i ketë të gjitha datat e zëna dhe do të përfitojë maksimalisht nga kulmi i famës. Sepse pastaj, siç dihet, fama bie dhe bashkë me të edhe çmimi.”
E pyetur për përfitimet që ish-banorët marrin nga rrjetet sociale, ajo u shpreh se çmimet e postimeve në Instagram variojnë:
“Fillojnë nga 50 euro për një postim, por në raste të veçanta mund të arrijnë deri në 2 mijë euro – varet gjithmonë nga profili i personazhit.”
Sipas saj, personazhi më i kërkuar nga bizneset dhe marketingu pas përfundimit të “Big Brother VIP 4” do të jetë Gjesti, ndjekur nga Egli, Rozana dhe në fund Laerti.