Kurti nuk ka përgjigje nëse i ka votat për nesër: Ajo është nesër, a po?

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje të qartë për media lidhur me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, që pritet të mbahet nesër.

I pyetur nga gazetarët nëse Lëvizja Vetëvendosje i ka siguruar votat për miratimin e raportit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve dhe për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Kurti u përgjigj shkurt:

“Ajo është nesër, a po?” – tha ai, pa dhënë më shumë detaje.

Këto deklarime Kurti i bëri gjatë pjesëmarrjes në aktivitetin për nder të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, ku edhe dhuroi gjak në sheshin “Zahir Pajaziti”.