Po ia kërkojnë Kurtit dorëheqjen, Kimete Berisha ironizon ‘keq’ me opozitën – Haradinajt ia përmend këtë gjë

Shkruan Kimete Berisha:

Sa poshtë ka rënë katundi!

– Opozita e kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit që e ka përfunduar mandatin!

–  Për ta marrë me të mirë opozitën që të mos e kall Kosovën, Albin Kurti duhet patjetër që të dorëhiqet nga pozita që nuk e ka!

– Opozita po kërkojnë që Albin Kurti të dorëhiqet nga pozita e kryeministrit, por, ai nuk po ua plotëson dëshirën, sepse s’është më kryeministër që të dorëhiqet…!

– Është në detyrë.

As i dorëhequr s’është.

Sepse është absurde edhe të dorëhiqet!

– Nuk ka logjikë të dorëhiqesh nga një mandat që ka përfunduar!

– Pra, opozita e ka një dëshirë që nuk u plotësohet, sepse për t’ua plotësuar dëshirën duhet të kthehemi prapa në kohë e nuk mundemi, pra, duhet të kthehemi në kohën kur Albin Kurti ishte kryeministër…!

– Rrezik mos po bëhet luftë, se ata janë të vendosur…njëzëri po thonë se: ‘Ne nuk duam të bëhemi deputetë, pa u dorhequr Albin Kurti’!

– Ani mos u bëni deputetë, hani tortë!

– Ta urresh dikë, më shumë seç e do veten, kjo është risi emocionale që e zgjon edhe vëmendjen e skofiarëve!

– Se, veç një pasion i kuq të bën ta lësh veten pa u bërë deputet, veç për ta parë të dorëhequr Kryeministrin që e ka kryer mandatin.

– A ka motiv më alogjik se ky?

– Ky është frustrim i thelllë emocional…

sepse opozita duan t’ia dëshmojnë Albin Kurtit se s’janë ‘hajvanë’…

aq shumë duan ta bindin që s’janë, sa që po duken ‘që janë’.

– Se, siç është vendi – bëhet Kuvendi.

E, kësi mjerimi ndodh kur nuk e ke vendin në Kuvend.

– Por në Grupin e Ramushit e ka bërë vendin njeriu i Milan Radojçiçit!

Ndoshta Ademi është penduar, se e ka mbiemrin ‘Hodža’…!

Anipse, Ramushi e ka mërzi ‘Lindjen’…

por, opozitat tërhiqen, për shembull: Heroi me Tradhtarin…!

P.S. Ndryshe, kësaj i thonë… ‘Shpansko Sello’!