Kelmendi: Pse u dorëzua sot Albin Kurti? Apo po hyjmë në skenarin e tij të tmerrshëm?

Gazetari Adriatik Kelmendi ka bërë një reagim lidhur me dështimin e seancës konstituive për të dytën herë, shkruan Mitropol.

Sipas Kelmendit Albin Kurti po e bllokon Kuvendin për shkak se nuk i ka votat për kryetar Kuvendi dhe nuk i ka votat për qeveri, madje ka përshkruar edhe një skenar të mundshëm të Qeverisë Kurti, sipas tij.

Postimi i plotë:

Pse u dorëzua sot Albin Kurti? Apo po hyjmë në skenarin e tij të tmerrshëm?
100 deputetë në sallë, 52 vota i kishte në xhep. Raporti kalon me shumicë të thjeshtë. 52 nga 100 mjafton.
Pse po e bllokon Albini Kuvendin?

Përgjigjja e qartë: Nuk i ka votat për kryetar Kuvendi dhe nuk i ka votat për qeveri!
Me keqpërdorimin e sotëm sinjalizohet skenari i tmerrshëm. Avni Dehari, si rastësi e deputetit më të moshuar, mund të synojë të abuzojë me të drejtën që ka dhe me javë ta shtyejë vazhdimin e seancës. Sot e ndërpreu në mënyrë arbitrare atë.
Seanca duket se do të vazhdojë me konstituim vetëm në kohën kur Albini i siguron 61 deputetë.
Nëse kjo nuk ndodh, mund të shohim shtyrje të këtilla me muaj.

Nëse pas disa muajve megjithatë Albini nuk do të mund ta formojë qeverinë, mund t’ia lëshojë vendin opozitës së deridjeshme.
Në këtë rast, opozita do të formonte qeveri me mandat vetëm 3-4 muajsh, dhe pastaj të shkohet në zgjedhje të reja, në pafuqi të votimit të një kandidati për president.
Natyrisht, me 3-4 muaj, një qeveri koalicioni, do ta kishte të vështirë t’i mësojë edhe emrat e njëri-tjetrit e jo më të kryejnë ndonjë punë.
Me këtë skenar të mundshëm humbim të gjithë. Kosova më së shumti.
Qofsha i gabuar! Por era e keqe po i vjen!