Kush janë favoritët për të ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve 2024/25? Parashikimet e superkompjuterit të Opta-s për Ligën e Kampionëve zbërthejnë shanset e çdo ekipi për suksesin evropian.
Me çerekfinalet e Ligës së Kampionëve 2024-25 të përfunduara të mërkurën mbrëma, tani kanë mbetur vetëm edhe katër skuadra në garë për trofeun.
Arsenali e eliminoi në mënyrë sensacionale Real Madridin (ashtu siç e parashikoi superkompjuteri Opta para se të luheshin ndeshjet) dhe tani ata janë favorit për të fituar Ligën e Kampionëve për herë të parë.
për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve këtë edicion, ndërsa pas tyre vjen Interi me shanse prej 25.5% për të fituar trofeun më të lakmuar të klubeve evropiane.
Paris Saint-Germain shihet si favoriti i tretë për të fituar garën me 24 për qind, ndërsa Barcelona e fundit me 21.8 për qind.