Nasim Haradinaj e ndalë në rrugë Xhelal Sveçlën për Gjykatën Speciale- Çka biseduan?

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj, ia ka dorëzuar një letër deputetit të zgjedhur, Xhelal Sveçla, që ka të bëjë me kontestimin e punës së Gjykatës Speciale.

Në një video të shpërndarë nga mediat, Haradinaj shihet para objektit të Kuvendit të Kosovës, ku i kërkon Sveçlës ta nënshkruajnë dokumentin për, siç pretendon ai, abuzimet e Gjykatës Speciale.

“Urime për këtë mandat, uroj që në emër të qytetarëvve, invalidëve, veteranëve dhe votuesve, ta merrni parasysh këtë kërkesë të paktën për një mbrojtje të qytetarëve të juaj, për një padrejtësi që edhe ShBA-të po thonë që është kriju një organ që po abuzon me fonde.

Ju kisha lut ta lexoni, nëse mund edhe ta nënshkruani”, ka thënë ai.