Loredana tregon se a ka komunikuar me Jozin pad daljes nga BBVA

Loredana Brati, ish-banore e “Big Brother VIP Albania”, ka reaguar për herë të parë pas daljes nga shtëpia e famshme, duke ndarë ndjesitë e saj për situatën e fundit që ndodhi brenda saj.

Ajo ishte e ftuar në emisionin “Big Brother Fun Club”, ku komentoi ngjarjet që përshkuan qëndrimin e saj në “BBVA”.

Loredana pranoi se nuk kishte pasur mundësinë të kalonte asnjë moment privat me Jozin pas daljes nga shtëpia dhe ta diskutonte situatën mes tyre. Ajo theksoi: “Do të kisha pritur të shikoja klipin, të kaloja pak kohë me Jozin pas daljes nga BBVA, të kishim një moment për të diskutuar çfarë ndodhi… por nuk ndodhi.” Ajo shtoi se ende nuk e ka përpunuar plotësisht atë që ka ndodhur brenda shtëpisë dhe ndjen se ka shumë gjëra për të analizuar.

Një tjetër moment që mori vëmendje ishte reagimi i Loredanës ndaj veprimit të Jozit ndaj Gjestit. Ajo shprehu një distancim të qartë, duke e quajtur gjestin e tij të papranueshëm: “Ishte një pamje shumë e fortë, jo e mirë për t’u parë. Distancohem komplet nga gjesti i Jozit ndaj Gjestit, nuk ishte i pranueshëm. Më vjen keq që ai arriti ta bënte atë gjë.” Kjo deklaratë i dha fund spekulimeve dhe paqartësive rreth marrëdhënies së saj me Jozin pas ngjarjes së ndodhur brenda shtëpisë.

Edhe pse ka pasur momente të vështira, Loredana e ka mbyllur këtë pjesë me një mesazh të fuqishëm, duke treguar se nuk ndien pendesë për rrugëtimin e saj brenda “Big Brother”.

“Nuk pendohem, do ta bëja sërish të njëjtën rrugë. Kam mësuar shumë,” tha ajo, duke theksuar se çdo moment ka kontribuar në rritjen dhe forcimin e saj si individ.

Në fund, Loredana tregoi se ka marrë një vendim në lidhje me Jozin, por ka preferuar ta mbajë atë privat, duke e lënë të hapur mundësinë për të sqaruar më vonë. “Nuk dua ta agravoj situatën,” tha ajo, duke lënë hapësirë për interpretim dhe duke treguar se nuk është e gatshme ta diskutojë publikisht në këtë moment.

Me këto fjalë, Loredana ka dhënë një pasqyrë të qartë të ndjesive dhe vendimeve të saj pas përfundimit të eksperiencës së saj në “Big Brother VIP Albania”.