Deklarohet Haxhiu: Kjo çka bëri opozita s’ka ndodh ndonjëherë, këta e kanë hall Albin Kurtin

Deputetje e VV-së, Albulena Haxhiu është deklaruar për media pas mbylljes së seancës konstituive pas mosvotimit të raportit të komisionit për mandate, duke e quajtur gjithë situatën si “të paprecedent”.

“Grupi Parlamentar I Lëvizjes Vetëvendosje ishte i gatshëm të votojë raportin e Komisionit për Verifikimin e korumit të mandative, të bëjmë betimin e deputetëve dhe të vazhdojmë me procedurat e tjera. Por, siç e keni parë ndodhi një situatë e paprecedent. Opozita nuk e votoi raportin e Komisionit. Pra, është një situatë që nuk ka ndodhur në të kaluarën. Opozita e refuzoi votimin e këtij raporti, ndonëse gjithçka ishte në përputhje me Kushtën, me legjislacionin në fuqi”, tha Haxhiu.

“Ajo çka e bën shqetësuese këtë situatë është që opozita asnjë fjalë nuk e tha asnjëherë kundër Listës Serbe, por këta e kanë hall Albin Kurtin e Lëvizjen Vetëvendosje. Këta nuk kanë hall me Listën Serbe”, tha ajo.

E njëjta gjithashtu shtoi se, beson që opozita s’është e interesuar ta kontistuojm Kuvendin e Kosovës.

“Këta po tentojnë ta vonojnë konstituimin e Kuvendit, dhe jemi në këtë rrethanë. Kryesuesi i seancës ka thënë se për shkak të rrethanave do të njoftohet presidentja dhe pastaj e shohim se cili do të jetë vazhdimësia’’, shtoi ndër tjera.