‘Hajde me shuplakë” – Remzie Osmani ia thotë këngës në dasmën e Gjestit me Eglin

Gjest dhe Egli kanë shkëmbyer unazat e tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4

Çifti, të cilët patën ngritje dhe rënie në lidhjen e tyre, sonte janë martuar derisa çiftin e ka celebruar moderatori i Big Brother, Ledion Liço.

Për Eglin dhe Gjestin kjo është përjetuar si një martesë e vërtetë, edhe pse është bërë brenda shtëpisë së Bigut.

Për atmosferën e dasmës është duke u kujdesur këngëtarja Remzie Osmani bashkë me vëllain e saj, Nexhat Osmani.

Një ndër këngët që këndoi është hiti ‘Hajde me shuplakë’.

Ndryshe, edhe Gjesti edhe Egli janë një ndër finalistët e Big Brother këtë vit derisa Gjesti këtë të shtune do të bëjë fiks gjashtë muaj izolim në Big Brother, të njëjtën ditë kur është edhe finalja e madhe.