Deputeti i zgjedhur nga radhët e PDK-së, Nait Hasani, ka reaguar ndaj një deklarate të analistit dhe anëtarit të VV-së, Sadri Ramabaja, i cili kishte pohuar se Hasani do ta mbështesë formimin e Qeverisë Kurti 3.
Hasani hodhi poshtë kategorikisht çdo mundësi që ai t’i japë votën Albin Kurtit.
“Unë me asnjë çmim nuk e votoj qeverinë e Albin Kurtit. Edhe nëse duhet me shku në zgjedhje, shkojmë, por unë nuk ia jap votën Albin Kurtit,” tha ai.