Në një video të publikuar së fundmi, dyshja shfaqen në një bisedë tejet të tensionuar dhe emocionale.
Jozi, i prekur dhe i lodhur, i kërkon Loredanës të largohet nga ai: “Ik o shpirt se jam ngopur, më shkatërrove, nuk mundem më. Çao, më rri larg”.
Loredana, e tronditur, i përgjigjet: “Si të të rri larg?”
Por Jozi vijon me tone të forta: “O zemër, çfarë statusi kemi ne të dy?”
Loredana mundohet të shpjegojë shkurt: “E kuptoj.”
Jozi reagon menjëherë: “S’je duke e kuptuar kurrë.”
Loredana këmbëngul: “Jam duke e kuptuar.”
Por situata nuk qetësohet. “Dhe rri kështu?” i thotë ai.
“Po ti vetë ma the kur ishim këtu”, i kujton ajo.
Në fund, Jozi përmbyll me një kërkesë të prerë: “Distancë, të lutem.”
Ky shkëmbim i fortë i fjalëve vjen pas disa ulje-ngritjeve mes tyre, duke ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e marrëdhënies së tyre.