Deputetja e zgjedhur, Duda Balje, sot ka mbajtur takimin e parë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bisedime rreth formimit të qeverisë.
Balje tha se Kurtit ia ka prezantuar kushtet e saj në këmbim të votës dhe tha se nuk ka marrë konfirmimin nga Kurti nëse ato do të plotësohen dhe se rrjedhimisht as nuk ka dhënë konfirmim për votimin e qeverisë.
Balje tha se kërkesat e saj janë “komuna e boshnjakëve, reforma në arsim, trajtimi i barabartë për krejt deputetët që kanë një votë brenda Kuvendit. Takimin e radhës nuk e kemi caktuar ende”.
E në lidhje me këtë kërkesë të Baljes, ka reaguar opinonistja Kimete Berisha.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook i ka reaguar Baljes, duke e filluar shkrimin në gjuhen kroate.
“Sram te bilo, Duda”, që do të thotë ‘turp të qoftë, Duda”, opinonistja fillon shkrimin.
Sipas saj, e njejta po dëshiron të i imitoj serbët duke i vendosur kushte shtetit të Kosovës.
Ndër të tjera Berisha i drejtohet deputetes: Veç një Kusht do ta kishte Kimi për Ty: Pse nuk je distancuar Ti nga babai yt (vozitës), që gjatë luftës u shpërndante ushqim policisë serbe.
Shkrimi i plotë
Sram te bilo, Duda!
Çfarë problemi ke me shqiptarë!
Që të kanë lazdruar e ta kanë rritur mendjen, duke qenë ti thjesht një
mediokre.
Pse Ti, grua açike, po kërkon komunë njëetnike për boshnjakët?
Çfarë problemi ke me shqiptarët?
Po i imiton serbët?
Po.
Se je kaq e cekët sa nuk e ditke ti që Decentralizimi u imponua nga ndërkombltarët dhe edhe është jofunksional, edhe është diskriminues!
Pse Ti i do boshnjakët të veçuar nga shqiptarët!
Kush të ka grishur?
Me çka?
Po u lakmon serbëve dhe të erdh rendi tash edhe ti halli yt ta kushtëzosh shtetin e Kosovës…
Kosova ka luftuar me Serbinë!
Prandaj ndarja njëetnike sipas komunave u imponua si zgjidhje e domosdoshme!
A e di Ti kaq punë!
Dhe…A e di se po e krahason veten me serbët!
Dhe po garon me ta se cili është më antishqiptar?
Po sillesh si serbët se po tutësh prej shqiptarëve…a pse!
Pse ti nuk kërkon nga Serbia një komunë për boshnjakë, me kryetare Lepa Brenën!
Pse s’e bën ti një komunë në Kosovë veç për shpirt tëndin!
Bëje!
E ke hetuar se shqiptarët për pushtet japin… Çakorrin. Shfrytëzoje rastin!
Ti po kërkon të veçohesh nga shqiptarët!
Veçohu, moj!
Pushtoje Kosovën!
Çka po pret!
Pasi që ka ardhur dita që krejt Kosova të varet nga vota jote.
Futja flakën.
P.S. Nikad pa ni tad, nuk t’i kisha pranuar kushtet Ty.
Veç një Kusht do ta kishte Kimi për Ty: Pse nuk je distancuar Ti nga babai yt (vozitës), që gjatë luftës u shpërndante ushqim policisë serbe!
Sram te bilo…pra!