Ish-presidenti Hashim Thaçi, disa vite më parë për T7 kishte treguar se si në vitin 2000, e kishin festuar bashkë ditëlindjen e këtij të fundit.
Thaçi asokohe kishte treguar se e festuan ditëlindjen e Rugovës në Athinë, derisa kishin një takim ndërkombëtar.
“Unë e kam njohur Ibrahim Rugovën më mirë se shumica e zyrtarëve të LDK-së, sidomos këtyre që kanë ardhur më vonë në këtë parti. E kemi festuar ditëlindjen e Rugovës në vitin 2000, në qytetin e Athinës.
Kemi pasur një takim ndërkombëtar dhe e kemi festuar ditëlindjen e tij“, kishte thënë ai, përcjell Demokracia.com.
Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës në mars të vitit 2002 dhe u rizgjodh edhe më 2004.
Rugova vdiq më 21 janar 2006 në Prishtinë dhe u varros në Bregun e Diellit me nderimet më të mëdha të popullit të Kosovës.