Baton Haxhiu: Qeverinë e bën Vetëvendosja, s’është lajm i mirë por do t’i ketë deputetët

Gazetari Baton Haxhiu ka parashikuar se Lëvizja Vetëvendosje do të formojë qeverinë e re, por u shpreh se ky nuk është një “lajm i mirë” për Kosovën.

Haxhiu ka kritikuar qeverisjen e deritanishme të Vetëvendosjes, duke thënë se ajo ka shkaktuar “të keqen” për katër vite, megjithatë, ai ka shtuar se më mirë do të ishte një koalicion që e kontrollon Vetëvendosjen sesa një koalicion që e shkatërron atë.

“Nuk është lajm i mirë por qeverinë e bën Vetëvendosja. Me gjithë të keqen që ja ka bë Kosovës katër vjetë”, tha Haxhiu

“Ajo që unë mendoj më mirë është një koalicion ku e kontrollon Vetëvendosjen sesa një koalicion që na shkatërron Vetëvendosjen. Kontrollohet më beso”, tha ai në Pressing.