Detaj i veçantë: Thaçi viziton Kosovën me setrën që e kishte veshur kur shkoi në Hagë

Ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishte sot për një vizitë të shkurtër në Qendrën Klinike Universitare, aty ku babai i tij (Haxhi Thaçi) është i shtrirë si pacient.

Ardhja e Thaçit në Kosovë, anipse shkurt, e me masa të rrepta sigurie nga Gjykata Speciale, zgjoi vëmendje të madhe.

Një detaj që mbase s’e kishim vrejtur është se ish-Presidenti Thaçi erdhi sot në Kosovë, me kostumin (setrën) e njëjtë që e kishte veshur edhe në ditën kur ai e la vendin, për tu përballur me akuzat e Speciales në Hagë të Holandës./Demokracia