Së fundmi, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka bërë një postim ku vërehen malet e Shkelzenit, Zogut dhe Gjeravicës, postim ky që shkaktoi një mal me komente nga serbët të cilët i cilësojnë ato si pjesë të Serbisë.
Por, ambasada nuk hezitoi të i’u kthente përgjigje disa prej këtyre komenteve.
“E gjitha kjo është Serbi”, ka shkruar një komentues serb.
Por, ambasada i ktheu në realitet.
“Serbia është Serbi dhe Kosova është Kosovë”, thuhet në komentin e ambasadës gjermane në Prishtinë.
“Bjeshkët e bukura serbe”, shkruan në tjetër, e të cilit nga ambasada i thonë se këto nuk i takojnë Serbisë.
“Serbia ka vërtetë male të bukura. Por, malet në foto nuk i takojnë Serbisë”, shkruan ambasada gjermane.
Disa nga komentet:

