Reperi i famshëm shqiptar, jo vetëm brenda trojeve, por edhe jashtë, Gashi, ishte i ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit “A je bre normal”. Ai ka rrëfyer më shumë mbi karrierën e tij, por ajo që nuk dinim, ishte lidhja e dashurisë me një këngëtare aq të famshme sa Adele. Jo vetëm kaq, por Gashi kishte edhe një tatuazh, dedikuar këngëtares së famshme.
Ti ke qenë në një lidhje me një prej artisteve më të mëdha, Adele, që e ke edhe tatuazh. Çfarë mund të thuash për të?
Po, kurrë nuk kam folur për të, por po, kam qenë me të. E kam dashur. Ishim shumë mirë bashkë. Kemi qenë së bashku që nga 2019 deri në vitin 2021. Akoma jemi miq. Vetëm gjëra të mira them për të. Kurrë nuk kam folur për të, edhe kur më kanë pyetur. Kam shumë respekt për të, e dua shumë dhe jam i lumtur për të dhe për partnerin e saj.
Si erdhi kontrata me Jay-Z dhe Roc Nation?
Paratë që Jay-Z donte të më jepte, nuk kanë qenë të mjaftueshme për mua. Unë kam dashur 3 milionë, ata donin të më jepnin shumë pak dhe kam thënë ‘jo’. Pastaj u bë menaxheri im dhe ka marrë 20%. Më pas nënshkrova me Sony RCA, që ka pasur disa nga artistët më të mëdhenj, Elvis, Michael Jackson, Biggie. Kur kërkova 3 milionë, më thanë që do më jepnin 1.3 milionë dhe nuk pranova. Hipa në aeroplan, nxora video në Instagram që isha aty dhe pata 500 milionë shikime në atë video. Bëra 750 mijë ndjekës brenda 6 orëve nga ajo video. Kur e panë që ajo video po bëjet virale, më thirrën sërish dhe m’i dhanë ato para. Dhe aty ndryshoi jeta ime. Kur hyra në muzikë isha 17 vjeç dhe tani jam 34.
Ndiqni pamjet me poshte: