Arsenijeviq i reagon Kurtit: Mos më fut në një shportë me Nenad Rashiqin, as mos më mbroj

Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka reaguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, “të mos më fus në një shportë” me Nenad Rashiqin.

Ky reagim erdhi pasi Kurti konstatoi se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhje në favor të Listës Serbe dhe në dëm të Rashiq dhe Arsenijeviq.

Arsenijeviq tha se për shkak të ankesa të Vetëvendosjes të dërguara në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, partia e tij është dënuar me 12 mijë euro.

“Do t’i lutesha këtij shtypësi të popullit tim që të mos më mbrojë dhe të më fus në të njëjtin kosh me Nenad Rashiq. Ne dimë si të mbrohemi dhe për momentin jemi të mirë në këtë”, shkroi Arsenijeviq në Facebook.