“33 net këtu ka pasë gjuajtje, pesë deri në shtatë mijë forca serbe kanë qenë “, rrëfehet djali i heroit Osman Geci

Në “Epopeja e UÇK-së Speciale”, Shaban Geci, djali i heroit të Kosovës Osman Geci, ka rrëfyer detaje nga beteja e 5, 6 dhe 7 marsit në Prekaz.

Ai tregoi se si ka nisur rrugëtimi i Osman Gecit, i cili ka qenë daja i komandantit Adem Jashari, i njohur si Daja Osë, sa i përket rezistencës ndaj Serbisë

“Saherë kanë thirrë demonstratat në atë kohë, çdo herë ka çu Ademi lajm dhe kanë pasë pika ku me u taku, në periudhën e vitit 1989, e pashim me armë, prej asaj kohe Osman Geci me pushkë në dorë ka nejtë, kur u dal u dal me përcjellje ose i armatosun”, tha Geci.

Osman Geci tutje shtoi: “Lidhja mes tyre (Osman Gecit dhe Adem Jasharit) ka qenë e veçantë se janë kanë dajë e nip, motër e ka pasë Zahiden, të vetmen motër”, tha tutje ai.

Ndërkaq, Geci tregoi se babai i tij kishte shitur edhe pasurinë për të siguruar armë për t’i rezistuar serbëve.

“33 netë këtu ka pasë gjuajtje, pesë mijë deri në shtatë mijë forca serbe janë kanë këndej. Nëse e kam egjelin në tri vene muj vdes, në shtëpi tem që s’kam kah ia maj, rrugës ose te nipat në Prekaz. Ai ka shitë tokë për me ble armë, dy mijë mark e ka ble në atë kohë”, tha Geci. /KlanKosova/